Edhe kur “memecit” i vjen goja.. jo vetëm nuk gëzohen, por zemërohen sa të “operojnë gojën” që ta qepësh me zor ! “Operacioni” kushton 1 milion, por mesazhi nuk ka çmim : je kampion, mos fol kundër atyre që të lanë të dalësh kampion! Dhe Trajneri kampion, madje i dyfishtë si askush tjetër, Edlir Tetova i Egnatias, më fjalëpaku dhe më i përuluri nga njerëzit e stolit, i plasi shpirti një javë më parë dhe iu përvesh arbitrave. Po çfarë tha ai që zemëroi “perënditë e topit” .
“ Nuk na lenë të fitojmë( mos vallë flet për titullin e tretë!). 4 gabime njerëzore në 4 javë kampionati..edhe kjo është rastësi”. Egnatia që u shpall si një realitet sfidues në futbollin tonë, duke gjunjëzuar të “mëdhenjtë e kryeqytetit”, po dëshmon se është e fortë edhe për t’u përplasur me ata që komandojnë fijet e lojës.
Fill pas Tetovës, edhe drejtori i ekipit, Zenelaj, lëshoi në lumin e rrembyeshëm të rrjeteve sociale “peshkun e artë ”, ku shfaqi pjesë nga filmi “Perrallë nga e kaluara” , tamam tek pjesa morale, ku flitet për “Ligjin dhe Maliqin”. Cili ishte kuptimi? Po Teutën nuk ua mban ta dënoni, pse dënoni vetëm Egantian !?
Sfidanti.al

