Juventusi korri fitore ndaj Parmës në kampionat, por sfida përfundoi me dëmtimin e një prej protagonistëve kryesor të sulmit, Kenan Yildiz. Talenti turk u detyrua të kërkojë zëvendësim në fundin e pjesës së parë, pasi ndjeu shqetësime në kofshën e majtë. Testet mjekësore të kryera në orët pas ndeshjes kanë konfirmuar një tendosje në muskulin adductor, pa dëmtime serioze apo lezione. Burime pranë klubit, bënë me dije se situata e sulmuesit po monitorohet nga afer nga stafi mjekësor bardhezi.
Ky lëndim I Yildiz vjen një moment vendimtar të sezonit për Juven, me luftën për vendin e katërt, çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve në horizont. Është e sigurt që Yildiz do të mungojë në Kupën e Italisë kundër Atalantës, ndeshje që luhet të enjten më 5 shkurt. Ndërsa në dilemë mbetet aktivizimi i tij ndaj Lazios, të dielën më 8 shkurt. Yildiz pritet të rikuperohet plotësisht pas 2 javësh dhe tifozët dhe klubi shprersojnë që ai do të jetë në formë në derbin kundër interit me 14 shkurt. Ndërkohë, mungesa e përkohshme e numrit 10 mund të hapë një mundësi për Jeremie Boga, afrimin e ri nga Nice. Sulmuesi është gati për debutim dhe ka shprehur entuziazmin e tij: “E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë, mezi pres të zbres në fushë”, deklaroi ai për kanalet zyrtare të klubit.
sfidanti.al

