Teuta prezanton mesfushorin 19-vjeçar Santiago Puzzo, pjesë e Uruguajit U-20

Teuta vazhdon lëvizjet në hyrje, edhe pse merkatoja është mbyllur. “Djemtë e detit” kanë prezantuar sot lojtarin e radhës, Santiago Puzzo, një mesfushor me me tipare sulmuese. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe duket se te Teuta po mendojnë edhe për të ardhmen.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit sulmues Santiago Puzzo, argjentinas i natyralizuar si paraguaian. Mesfushori 19-vjeçar vjen nga skuadra argjentinase CA Talleres, ku ka zhvilluar paraqitje shumë pozitive, duke dëshmuar potencial të madh dhe efikasitet të lartë në repartin ofensiv. Puzzo është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Paraguajit U20. Ai do t’i bashkohet menjëherë skuadrës nën drejtimin e trajnerit Dobi, duke u bërë përforcimi më i ri për vazhdimësinë e sezonit”, – shkruan klubi durrsak. Zërat e fundit flasin për një kalim të mundshëm te Teuta edhe të sulmuesit të Apolonisë, Xhovalin Trifoni. Nëse realizohet edhe kjo lëvizje, durrsakët do të fuqizonin grupin me elementë të rinj me perspektivë.

sfidanti.al