Bekam: Më vjen keq se nuk kam luajtur me Totin e madh

Legjenda e futbollit anglez, Dejvid Bekam, tanimë prej katër vitesh, ndodhet në “pension”, por, sidoqoftë, as ai nuk mungoi që të bënte komentin e tij për largimin nga fusha e futbollit të legjendës italiane, Françesko Toti. Ai thotë se ka vetëm një dëshirë të parealizuar dhe ajo është se ai nuk ka luajtur bashkë në një ekip me “princin e Romës”, ndërsa e kishte pasur një mundësi të tillë.

“Kisha mundësinë që të shkoja e të luaja me Romën, si futbollist i huazuar, kur isha në Amerikë, dhe një nga shkaqet më të mëdhenj që kjo ofertë m’u duk atraktive, ishte mundësia që të luaja në një ekip me Françesko Totin. Kjo, me siguri, që do të ishte një kënaqësi e madhe. Sidoqoftë, kënaqësi e madhe ishte, edhe kur në fushë, si kundërshtar, kisha përballë Totin”, deklaroi Bekami.

Sfidanti.al