Totti ‘del në pension’, Illary Blasi thotë me shaka: Nuk e di si do ta duroj gjithë ditën në shtëpi

Francesco Totti u largua përfundimisht nga futbolli dhe në pasditen e së dielës mori të gjitha nderimet që i takonin një legjende si ai. Ishte një lamtumirë prekëse ajo e Francesco Tottit, i cili gjithë karrierën e tij ia dedikoi vetëm skuadws sw.  Por vetëm pak ditë përpara këtij largimi, bashkëshortes sw kapitenit të verdhekuqve, moderatores Illary Blasi, iu dha trofeu ‘Tapiri i Artë’ i akorduar nga programi satirik ‘Striscia la Notizia’.E pyetur për jetën e re ‘të pensionistit’ që pret Tottin, Blasi me shaka u përgjigj: Nuk e di si do ta duroj gjithë ditën në shtëpi, do ta shohim duke jetuar’. Francesco Totti dhe Illary Blasi që së bashku kanë 3 fëmijë, formojnë një nga ciftet më karizmatike në Itali dhe historia e tyre e dashurisë ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave të specializuara të kronikave rozë në vendin e Apenineve.

sfidanti.al