Klivlend Kavaliersat e mundën, për herë të katërt, Boston Selltiksat, duke sigurur titullin në Konferencën Lindore, ndërkohë që do të konfrontohen me Golden Stejt Uarriorsat për të marrë unazat e kampionit të SHBA-së. Përsëri, më i miri te Kavaliersat ishte Lebron Xhejmsi, me 35 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistenca, ndërkohë që “mbreti” kaloi edhe vetë Majkëll Xhordanin sa u përket pikëve të shënuara në fazën play off. Në konferencën e shtypit mbas ndeshjes, Lebroni tregoi se ai kishte punuar me mund të madh që t’i ngjante idhullit të tij, qysh në fëmijërinë e hershme, ndërsa i bëri për të qeshur gazetarët dhe bashkëlojtarët e tij, kur tha se atij, pavarësisht nga puna e madhe, nuk i kishin rënë flokët aq sa Majkut, por se, sidoqoftë, edhe ai atë rrugë kishte marrë.
Sfidanti.al