Ndalesë e detyruar për sulmuesin francez, i cili mund të humbasë 4 ose 5 ndeshjet e para të 2026-ës. Rikthimi parashikohet në fund të janarit.
Mbyllet keq 2025-a e rekordeve për Kylian Mbappé. Pasi shënoi ndaj Seviljes më 20 dhjetor golin e 59-të për vitin 2025 me Real Madrid (66 gola në vitin kalendarik, duke përfshirë edhe ata me Francën), sulmuesi ka kryer sot rezonancën manjetike, që ka treguar dëmtim të ligamenteve të gjurit.
Një dëmtim ky që do ta mbajë lojtarin të paktën për tri javë jashtë fushave të blerta. Mbappè, i cili deri tanis kishte humbur vetëm ndeshjen kundër Manchester City në Champions League, më 10 dhjetor, do të humbasë sfidat kundër Betis dhe Levante në shtëpi, gjysmëfinalen e Superkupës kundër Atletico Madrid (dhe finalen e mundshme), si dhe ndeshjen ndaj Monako në Champions.
Francezi pritet që të rikthehet më 25 janar, në ndeshjen kundër Villarreal në kampionat. Mungesa e tij sigurisht që do të ndihet te madrilenët në fillim të 2026-ës.

