Tirana ka gjetur formulën e artë! Sa herë që ia kanë me të hedhur, kulmi qaset kur arbitrat e ndëshkojnë edhe me penallti , Tirana ngujohet në dhomën e zhvjeshjes për minuta të tëra..zhytet thellë në pushimin e ndeshjes. Dhe skenari ka rezultuar ngushëllues. DY herë ka rebeluar Tirana, dy herë ndeshjet kanë përfunduar në barazim. Kjo e fundit me Elbasanin, medemek të themi , qënka ajo që e mbushi kupën. Tirana bën sikur nuk do të dalë në skenë për të vazhduar “filmin”, kurse rregjizori që stis ngjarjet me top, i lutet që të vazhdojë aktrimin se në fund të “filmit” nuk do të vritet, por do te plagoset..
Elbasani ka të drejtën e madhe të kërkojë 3 pikët në tavolinë, por ata që komandojnë “Big –Brotherin e futbollit”, kanë frikë ta nxjerrin nga gara, ta përjashtojnë ! Do të ishte sikur të shpërthente puseta dhe do të trazoheshin gjithë llumi i viteve…
Si erdhi puna, na u desh gjithë ky “investim madhor” për të zbrazur stadiumet, për të larguar tifozët. Tani u dashka të largojmë edhe ..vetë ekipet! S’kishte ku të shkonte ndryshe, një ditë do të plaste. Dhe nuk është rastësi që “historia e zezë ” ka vënë në gijotinë kokën e klubit më të famshëm, më të fituesit, ..Tiranës. Pyetja në fund të vitit është dyzuese: Tirana do të vrasë veten apo do ta vrasin?
Sfidanti.al

