Legjenda e Chelsea-s dhe ish-kapiteni i Anglisë, John Terry, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Oxford United, pas shkarkimit të Gary Rowett më 23 dhjetor 2025. Terry, 45 vjeç, po kërkon të nisë karrierën e tij si trajner i pavarur dhe marrja e drejtimit të klubit të vështirë të Championship-it mund t’i japë pikërisht këtë mundësi.
Ndër kandidatët e tjerë favorizë është edhe Michael Beale, ish-trajner i Rangers dhe QPR, ndërsa Terry ka qenë prej kohësh në vëmendjen e pronarëve të Oxford-it. Ai kishte bërë intervista kur klubi vendosi të emëronte Des Buckingham, i cili e çoi klubin nga League One në Championship përmes fitoreve në play-off. Megjithatë, Buckingham u shkarkua pasi skuadra luftonte në fund të tabelës, duke hapur kështu rrugën për një trajner të ri.
Pas shkarkimit të Rowett, Oxford arriti një fitore surprizë 2-1 ndaj Southampton në Boxing Day nën drejtimin e përkohshëm të Craig Short, duke dalë nga zona e rënies në tabelë. Me eksperiencën e tij të gjerë dhe reputacionin e madh në futboll, Terry mund të jetë pikërisht figura që Oxford United kërkon për të rikthyer stabilitetin dhe suksesin te skuadra.

