Ekipi i Mançester Sitit ka filluar “remontin” sipas planit të trajnerit të tij, Pep Guardiola, kështu që katër futbollistë, brenda një dite, e ndërprenë bashkëpunimin me ekipin “qytetar” të Sitit. Nga “Etihadi”,do të largohen Bakari Sanja, Gael Klishi, Vili Kabalajero dhe Hesus Navas, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e ardhshme të trajnerit spanjoll të Sitit, kështu që ata mund të kërkojnë, tani, një mjedis tjetër futbollistik, si lojtarë të lirë. ManSiti hyri në sezonin që sapo përfundoi, me ambicie të mëdha, midis të tjerave, që të fitonte edhe titullin e kampionit të Premier Ligës,por, megjithatë, e mbylli atë në vendin e tretë, mbas Celsit që doli kampion dhe Totenhem Spursit që zuri vendin e dytë.
Sfidanti.al