Ish-tenisti legjendar amerikan Andre Agasi është trajneri i ri i tenistit të famshëm serb, Novak Gjokoviç. Në një intervistë që i dha këto ditë medias amerikane, Agasi vuri në dukje se atë e kishte bindur që ta pranonte ofertën e Gjokoviçit, që të bëhej trajneri i tij kryesor, bashkëshortja e tij, ish-tenistja legjendare gjermane Shtefi Graf. “Në fillim, unë e refuzova ofertën e Gjokoviçit, por Shtefi ma ndërroi mendjen. Kush e di, ndoshta, donte që të çlirohej nga unë”, tha, duke qeshur, Agasi, ndërsa vazhdoi më tej: “Sa i përket marrëveshjes me Novakun, ne nuk kemi ndonjë plan afatgjatë, por, unë do të jem me të në turneun ‘Rolan Garos’. Më pas, do të shkoj me pushtime që kam kohë që i kam planikuar. Kurse, në vonë, shohim e bëjmë”, tha Agasi. Turneu më prestigjioz me fushë dheu, “Rolan Garos”, fillon këtë të diel.
Sfidanti.al