Ekipi i Mançester Sitit ka filluar “remontin” sipas planit të trajnerit të tij, Pep Guardiola, kështu që katër futbollistë, brenda një dite, e ndërprenë bashkëpunimin me ekipin “qytetar” të Sitit. Nga “Etihadi”,do të largohen Bakari Sanja, Gael Klishi, Vili Kabalajero dhe Hesus Navas, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e ardhshme të trajnerit