Pas 6 ndeshjeve pa fitore në kampionat (3 humbje në 3 takimet e fundit), Vora rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore. Të besuarit e Bellait kanë mposhtur 4-1 Bylisin në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Vora përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Bylisit dhe kalon shumë shpejt në avantazh me Ruzgis. Pak minuta më vonë është portieri Vashu ai që gabon dhe vendasit shënojnë edhe golin e dytë me Gecin. Nuk ka shumë histori sfida me Vorën që dominon fushën. Në minutën e 42-të ndodh një ngjarje e paprecedentë. Portieri i Bylisit, Vashu, largohet nga fusha në shenjë proteste.
Në pjesën e dytë Bylisi ngushton diferencat me Mustafa, por më pas Vora shënon dy gola me Kasallën dhe fiton gjithë takimin me rezultatin 4-1.
Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Bylisin në renditje, pasi ballshiotët mbeten 18 pikë.
sfidanti.al

