Rafinha njofton tërheqjen nga futbolli

Rafinha ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesional. Mesfushori ofensiv, i njohur për periudhat e tij tek Interi dhe Barcelona, ka shpërndarë lajmin përmes një postimi të gjatë në Instagram, duke ndarë emocionet dhe reflektimet e tij mbi karrierën. “Përshëndetje të gjithëve. Pas një kohe larg fushave dhe një rikuperimi të gjatë, sot dua të ndaj diçka shumë të rëndësishme për mua. Kam marrë vendimin për t’u tërhequr. Pak më shumë se një vit më parë, pësova një dëmtim në gju që fatkeqësisht më pengon të konkurroj më në nivelin më të lartë. Nuk ka qenë e lehtë ta pranoja. Futbolli ka qenë jeta ime që nga kujtimet e para, dhe të kuptoja se nuk mund t’i përkushtohesha më ashtu siç kam bërë gjithmonë ka qenë një proces i vështirë”, shkruan Rafinha.

Ai thekson se megjithatë rruga ka qenë e bukur: ka udhëtuar në vende të ndryshme, ka mësuar gjuhë të reja, ka takuar kultura dhe njerëz që e kanë shënuar përjetësisht. “Kam pasur privilegjin të ndaj dhomat e zhveshjes me idhuj, të mbroj klube që i admiroja që fëmijë dhe të ndiej pasionin e tifozëve në çdo stadium. Futbolli më ka dhuruar momente të paharrueshme dhe më ka lejuar të punoj me profesionistë që më kanë treguar sa me fat kam qenë”, shkruan ai.

Rafinha nënvizon rëndësinë e familjes në këtë proces: “Po ndërtoj një familje të mrekullueshme që më mbush me krenari dhe lumturi, dhe që ka qenë thelbësore në këtë hap të ri të jetës. Faleminderit të gjithë familjes sime, të gjithë për mbështetjen dhe faleminderit futbollit që më bëri atë që jam”. Ky njoftim mbyll një kapitull të gjatë dhe të pasur futbolli për brazilianin, i cili tani nis një jetë të re jashtë fushave, du

sfidanti.al