Tirana e fundit me pikë, e para rebelohet në ..protestë !

Tirana mund të ketë 1000 halle, por protesta e saj “simbolike” në ndeshjen ndaj Teutës, shpërfaqi një plagë që nuk përmëndej nga askush. Tirana është zhytur thellë në klasifikim, e fundit duke turpëruar historinë e një klubi fitimtar, por të gjithë “doktorët” thonin  se e keqja është vetëm brenda trupit të saj dhe s’vjen nga jashtë…

..Edhe një herë që Tirana nisi të “flasë”, shënoi e para ndaj Teutës, kur fap.. u shfaq “fantazma”  me valë 11 m . Një penallti per Teuten për të barazpeshuar golat . Tirana e fushës bëri sikur e përtypi penalltinë, por kur u fut në dhomë gjatë pushimit, u ngujua dhe nuk dilte më për qamet ! . Plasën telefonat?Puna shkoi lart,  iu prish gjumi dhe skenari “zotave të kampionatit”. Se çfarë i thanë Tiranes, ajo me ne fund doli nga ..zgafelli.

Doli me të mirë apo me të keqe? Apo të dyja bashkë..? Sido që të ketë qënë, Tirana e fundit është me meritë, por doli e para në klasifikimin e  protestës për t’i thënë “rregjizorit të filmit” se  nëse Tirana vritet këtë sezon, do ta shkrepi vetë, por jo me “doren  e djallit”..

Sfidanti. al