Vllaznia e Dinamo lindën elegante,tani  bëjnë… të fortin!

Të bashkon apo të përçan? – cili është misioni i futbollit tonë në këto vitet e fundit. Nëse dikur  të bashkonte, më mirë se kushdo këtë rol e kanë luajtur Dinamo dhe Vllaznia, dy ekipe që e ëmbëltonin aq me lezet  lojën në fushë, sa tifozët duatroksinin dhe kundershtarin kur fitonte! Kjo i takon së kaluarës, e cila është aq e bukur, sa koka të mbetet prapa . As sa … duke patur frikë nga ajo që ndodh në ditët e sotme në “kohët moderne”.

..Vllaznia  dhe Dinamo për 90 minuta , një ditë më parë, kanë luajtur kundër historisë së tyre, kanë hedhur “monumentin” që kishin ngritur ne vite.  E  filluan dhe e mbaruan  ndeshjen  me një cikël veprimesh dhune. Dhe si mund të shkonte  paq kjo ndeshje, kur vetë trajnerët ndezën fitilin e sherrit  me deklaratat e tyre cinike dhe gjestet e skajshme ( shikoni foton e botuar)  dhe skenari vazhdoi deri  në fushë, deri sa ra bilbili i fundit..madje deri në dhomat e zhveshjes.

Sfidanti.al