Piqué më në fund në altar: Në të ardhmen do të martohem me Shakirën

Gerard Pique e konfirmon në në fund; ai dhe Shakira një ditë do t’i drejtohen altarit të martesës. Mbrojtësi i Barcelonës këtë të hënë udhëtoi drejt Italisë për të shoqëruar këngëtaren kolumbiane që do të xhirojë një spot promocional. 30 vjecari përfitoi nga rasti dhe u shfaq në programin ‘Pomeriggio 5’ të drejtuar nga Barbara D’Urso ku ai foli për disa aspekte profesionale dhe personale sic ishte momenti i njohjes me Shakirën gjatë botërorit të Afrikës së Jugut ku kujtoi një premtim kurioz që ai i bëri artistes. ‘Shakira më tha se do të më takonte në darkën e skuadrës fituese të Botërorit-tregon Pique-kështu që unë iu përgjigja se nëse kjo ishte e mënyra e vetme për ta takuar; atëherë do të fitoja titullin’. Por D’Urso e vijoi më tej bisedën duke këmbëngulur në pyetjen e saj nëse ai do të martohet me Shakirën duke shtuar se edhe vetë artistja donte ta dinte këtë; ‘Sigurisht që po, në të ardhmen do të martohemi-ishte përgjigjja e Pique’.

sfidanti.al