Në Serbi dyshojnë për ndeshjen, në Shqipëri…marshojnë!

Tregojnë së në një betejë u lëshua  një helm kimik që të trulloste mendjen. Efekti ishte tjetërsues:  fituesve u dukej sikur po humbisnin, kurse të humburve u dukej sikur po fitonin!  Thonë se edhe në futboll , ka raste që “spërkatet fusha” me një lloj helmi sa futbollistët  nisen per  fitoren dhe luajnë për të ..humbur. Nuk dihet se cili është emri helmit, por kjo ndodh random….

Ditët e fundit, ish-trajneri i Serbise Milovan Gjoriç ka hedhur shumë dyshime për Serbinë se si luajti kundër Shqipërisë. “Të gjithë ishin jashtë forme, nën nivelin e tyre, me në krye Vllahoviçin që e nxorri topin jashtë, kur më lehtë e kishtë ta fuste brenda..”-shprehet trajneri..

Më e bukura është se fill pas ndeshjes, kur po jepeshin intervista në bordin e fushës, edhe vetë presidenti “kimist”  Duka, u kishte thënë me humor vartesve  : “ Po të luajnë si Serbia edhe ekipet e tjera,  ne jemi në Botëror..”

Sfidanti.al