Jemi në kohën e piramidave…apo të futbollit modern! Faraonët e piramidave të famshme u prisnin gjuhën skllevërve që të mos flisnin, kurse “faraonët e futbollit’ u presin gjuhën futbollistëve që të mos nxjerrin ne shesh ato qe kanë në kokë. FSHF ka urdhëruar që askush nga futbollistët të mos flasë për ndeshjen me Serbinë. Skenari i ndeshjes duket si nje driblim i madh : Ju do ta luani poshtë, por ne do t’i bëjmë golat nga sipër…
Po çfarë mund të spiunonin futbollistët ? A ka trima në Kombëtare apo i ndëshkon fraza e himmit, kush nga”lufta” largohet është tradhëtar. Mos vallë kishin qejf ta luanin ndeshjen në Beograd dhe shefat i çuna me pahir për në “paqen e fshatit” Leskovac.
Sa herë që do të ndeshemi me Serbinë, ka nje boshatisje te pamatë. Ose boshatiset stadiumi ose “boshatiset koka” ,duke prerë gjuhën. Një fjalë e gabuar në një ndeshje të tillë, vleka më shumë se një gol, ndofta sa një ..autogol! .
Ishalla janë të vërteta fjalët se prapë nuk do të ketë fitues , sepse barazimi e mban gjallë miqësinë që po lind nga.. armiqësia. Dhe barazimi do të peshohet si një rezultat “patriotik” ,ndersa aktori teatral Silvinjo do ta tregojë edhe më zellshem përrallën e këtij sezoni deri në fund..
Sfidanti.a