Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka bërë një parashikim aspak optimist për të ardhmen e Skënderbeut. Njeriu që drejtoi edhe Flamurtarin gjatë kohës që ishte në krye të pushtetit vendor vlonjat, deklaron se skuadra korçare do të zbritet sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Në një status në FB, Gjika sqaron se kjo është kërkesë e UEFA-s, e cila do të zbatohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, dhe në këtë mënyrë, Vllaznia apo Tirana do të mbijetojnë në Superligë, pavarësisht sesi del derbi mes tyre javën që vjen. Skënderbeu u dënua vjet me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës, duke e shlyer pezullimin këtë sezon.
Burime në Federatë, gjithsesi, pohuan për Abc News-in se nuk ka asnjë informacion se Skënderbeu do të zbritet nga kategoria, dhe se ndoshta këto deklarata bëhen për të shpërqëndruar skuadrën korçare.
Sfidanti.al