Guardiola: Donnarumma bën pritje të jashtëzakonshme

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli pas fitores bindëse 3-0 në derbin e Manchesterit kundër United: “Ka qenë diçka vërtet e bukur: të shihje fytyrat e tifozëve pas ndeshjes, sa të lumtur ishin. Ne jemi shumë me fat që bëjmë atë që bëjmë.” Më pas nuk kurseu elozhet për skuadrën: “E dini pse jam një trajner i mirë? Sepse kam lojtarë të jashtëzakonshëm që japin gjithmonë maksimumin. Ne kemi nevojë për më të mirën dhe sot kjo u pa qartë. Krijuam shumë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.”

Ndër të gjithë futbollistët, një vlerësim i veçantë shkoi për Gianluigi Donnarumma-n, i cili, në debutimin e tij me City-n, u tregua vendimtar me një dalje shpëtimtare dhe mbi të gjitha me një pritje të madhe në momentin kur rezultati ishte 2-0: “Sigurisht që ai bën pritje të pabesueshme dhe jemi shumë të kënaqur me mënyrën si luajti.” Duke folur më pas për Sky Sports, Guardiola lavdëroi edhe Erling Haaland, autor të një ‘dopiete’:

“Erling ka qenë fantastik që nga fillimi, por këtë sezon është më i mirë se kurrë. Do të thosha se është edhe më i mirë se në vitin e ‘Tripletës’. Është shumë dinamik dhe nuk e gjykoj për pasimet apo rikuperimet, ne duam që ai të shënojë gola dhe të na ndihmojë.”

Për Phil Foden, tekniku katalanas shtoi: “Na kishte munguar shumë dhe sezonin e kaluar ishte lojtari më i mirë i Premier League. Kemi nevojë për të, ka një etikë pune të jashtëzakonshme. Phil është zemra e klubit, që nga akadem

sfidanti.al