Për Shqipërinë është një ditë e madhe në Botërorin e Mundjes 2025. Në “Zagreb 2025” Chemen Valiev ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të disiplinës së stilit të lirë për peshat deri në 74 kg. Mundësi kuqezi ka mundur edhe rivalin e dytë ditën e sotme, i cili përfaqësonte Belgjikën në këtë turne. Në një duel që zgjati 02:23 Chermen Valiev mundi 12-2 Ibragim R. Veliev duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve. Në çerekfinale Valiev do të ndeshet me mundësin amerikan David A. Carr, i cili renditet i 16-ti në renditjen e mundësve në glob.
sfidanti.al