Elbasani merr kreun e Superiores

Elbasani tregon forcën ndaj Dinamos, merr kreun i vetëm

Elbasani po tregohet një skuadër cinike në këto javë të para të kampionatit, duke marrë fitoren e dytë në kampionat dhe tashmë qëndron i vetëm në krye. Verdheblutë mposhtën 1-0 Dinamon pretendente, me blutë që luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 13-të, pasi Aliji mori karton të kuq.

Surpriza e javës mund të quhet sërish Vora. Pasi mposhti Tiranën, vorakët i morën barazim 1-1 Teutës në Durrës, teksa në fund ishin edhe me një futbollist më pak. Dinamo dhe Teuta kanë një ndeshje më pak, atë të startit të kampionatit.