Asllani dhe Ismajli marrin duartrokitje në “Olimpico”

Në një stadium të vështirë siç është ai i Romës, formacioni i Torinos mundi që të merrte sot tri pikë mjaft të vlefshme për ekonominë e kampionatit.

Autori i golit të vetëm të ndeshjes ishte Giovani Simeone, i cili ndëshkoi Svilar në të 59’.

Sa i përket dyshes kuqezi, si Ismajli, i cili luajti sot për herë të parë nga minuta e parë me Torinon, edhe Asllani u ndëshkuan në pjesën e parë me karton të verdhë. Në fund të 90’ të dy shqiptarët u vlerësuan nga mediet italiane për paraqitjen e bërë duke u vlerësuar respektivisht me notat 6.5 dhe 6.


sfidanti.al