Tifozët i tremben sigurisë në SHBA pas vrasjes së aktivistit “MAGA”

Ajo që ndodhi një ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngre shumë dyshime sa i përket sigurisë në vendin në fjalë, i cili është mes tre shteteve organizatore të Kupës së Botës 2026.

Pas vrasjes së aktivistit “MAGA”, Charlie Kirk, gjatë një eventi në Utah në “Valley University” rrjetet sociale janë mbushur me komente të tifozëve, të cilët shprehin shqetësim dhe kërkojnë që FIFA të mos lejojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të presin një pjesë të ndeshjeve të eventit më të rëndësishëm futbollistik.


sfidanti.al