Prezantohet Zhegrova: Kam ardhur në një klub të madh

Te Juventusi, është dita e prezantimit të Lois Opendës dhe Edon Zhegrovës, transferimet e fundit që kompletojnë atë që supozohet të jetë një sulm shumë i fortë. I pari që flet pas drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli është sulmuesi kosovar:

“Jam shumë i lumtur që jam te Juventusi, shumë krenar. Këto ditë të para kanë qenë fantastike. Është klubi që më bindi. Gjithmonë kam dashur të bashkohem me një klub të madh. Mendoj se kjo skuadër ka shumë cilësi dhe jam i bindur se mund të kontribuoj”, tha Zhegrova.

Për gjendjen e tij aktuale fizike: “Fizikisht, kam pasur një kohë të vështirë për shkak të dëmtimit. Kam filluar të punoj shumë përsëri me stafin. Do të jem gati shumë shpejt. Mezi pres të luaj.”

Për objektivat e ekipit: “Siç thashë edhe më parë, mendoj se ky ekip ka shumë cilësi, ata duan të fitojnë çdo ndeshje. Do të përpiqemi të fitojmë, do të shohim çfarë ndodhë. Derbi i Italisë? Fola me trajnerin për këtë, nuk do të jem i përfshirë në ndeshje ende. E di sa e rëndësishme është ndeshja. Interi dhe Juventusi janë dy klube të mëdha.”


sfidanti.al