Roberto Bordin është trajneri i ri i Tiranës. Italiani pason Vangjel Milen pas vetëm 2 ndeshjesh nën drejtimin e bardhebluve. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimin në faqen zyrtare, ku pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri. Ndihmësi i Bordin te Tirana do të jetë Marko Veronese, i cili në të kaluarën ka qenë krahu i djathtë i De Biazit te Kombëtarja shqiptare.
NJOFTIMI I KF TIRANËS:
Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin. Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri. Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë. I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu. KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese. Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin. Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar. E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!
sfidanti.al