Vilar ( presidenti i Spanjës):
” Me Shqipërinë jam ndeshur për halle të ndryshme, sidomos kur kanë patur nevojë, por kur të jemi përballë në fushë…nuk ju ndihmoj dot”
De Biazi ( trajner i Kombëtares):
“Që do të parkojmë një autobus para portës nuk diskutohet, por do të jetë edhe pa…rrota”
Andi Lila ( mbrojtës i Kombëtares):
“Të dashurojmë, o presidenti Duka”.
Lopetegui (trajner i Spanjës):
“{farë mund t’i bëjmë fushës në stadiumin e Shkodrës? Pse nuk luajti në Elbasan-Arena ndeshjen e saj, Kosova?”
Hysaj ( mbrojtës i Kombëtares):
“Kajehon më ka përcjellur me fjalët se kur të luani kundër Spanjës merrni dhe një top tjetër për siguri..”
Kushta (ish-sulmues i Kombëtares):
“Do të ishte më mirë t’i kisha kërkuar bileta spnjollëve, të cilëve u kam bërë n jë gol special, sesa tanëve që kur vjen puna e biletave kthehen në shitësa!”
Bare ( futbollist i Shpresave):
“Unë e di si ndalet Spanja? Vetëm nëse luajmë si Atletiko e Simeones..”
Rubio (ish-trajner i Tiranës):
“Si do ta ndihmoja De Biazin? Tani është koha e vidios dhe jo e fjalëve..”