Një budallallëk i “Djallit”, e ka shitur 2 milionë dhe tani do ta blejë për 25 milionë!

Më 2012, Mançester Junajtidi la që të ikë, pa asnjë kompensim, Pol Pogban, atëkohë, 18-vjeçar, që, vetëm mbas pak vitesh, ta blinte të njëjtin lojtar, duke paguar një shumë rekord prej 105 milionë eurosh të pabesueshëm. Megjithëse, ky konsiderohet si gabimi më i madh në historinë e klubit të “djajve të kuq”, ai nuk është i vetmi që ka bërë kryesia e tij, kur është fjala për të vlerësuar lojtarët e rinj. Kështu, sipas medias, Junajtidi ka bërë marrëveshje për transferimin në radhët e tij të mbrojtësit të Barnlit, Majkëll Kin, në bazë të së cilës ky klub është gati që të paguajë 25 milionë sterlina. Edhe kjo është një transfertë e çuditshme, pasi ky lojtar, praktikisht, gati u dëbua nga “Old Trafordi”, dy vite më parë, kur u shit vetëm për dy milionë sterlina!

Sfidanti.al