Në grupin A paraeliminator të Eurobasket për moshat deri në 20 vjeç për vajza, Shqipëria e basketbollit u turpërua në parket duke u mposhtur 116-22 nga rivalet e Serbisë. Në Miskolc të Hungarisë, aty ku po zhvillohet faza paraeliminatore, vajzat e Serbisë dominuan një takim që nuk kishte shumë histori. Shqipëria në parket nuk ishte vetvetja, ndërsa në dy perioda shënoi nga dy pikë. Gjithçka nisi me dominimin e Serbisë dhe në çerekun e parë vajzat tona e pësuan 24-8, për të vijuar me tjetrin 32-2. Edhe në pjesën e dytë serbet ishin në një tjetër nivel dhe e mbyllën 29-2, ndërsa në çerekun e fundit tabela shënoi 31-10, për rezultatin e përgjithshëm 116-22. Një humbje alarmuese për Shqipërinë U-20 të basketbollit, që paçka forcës dhe traditës se basketbollit serb, tregoi se është shumë pas rivaleve. Në dy takimet e saj në Grupin A, Shqipëria ka pësuar dy humbje. Pas disfatës kundër Danimarkës, vajzat kuqezi që drejtohen nga trajneri Vladimir Xheka u mposhtën turpshëm nga Serbia. Sfida e radhës është kundër Bullgarisë.

Kombëtarja U-20 e vajzave turpërohet në parket, Serbia na mposht 116-22
sfidanti.al