Totenhem Hotspur ka arritur një marrëveshje personale me mesfushorin portugez Zhoao Palhinja, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të negociatave me Bajern Mynih për një huazim gjatë sezonit të ardhshëm. Sipas burimeve të afërta me klubi anglez, marrëveshja do të përfshijë një klauzolë blerjeje, jo të detyrueshme, duke i dhënë “Spurs” fleksibilitet për të vendosur në fund të sezonit.
Palhinja, i cili iu bashkua Bajernit nga Fulhem për rreth 51 milionë euro gjatë verës së kaluar, nuk ka arritur të sigurojë vend të rregullt në formacionin e trajnerit Vinsent Kompani, duke i hapur rrugën një rikthimi të tij në Premier Ligë. Me përvojë të madhe në futbollin anglez dhe reputacion të mirë si mesfushor-mbrojtës, Palhinja shihet si përforcim i fuqishëm për Totenhemin, që po përgatitet për rikthimin në Ligën e Kampionëve, nën drejtimin e trajnerit danez, Tomas Frenk.
sfidanti.al