Manaj shpërthen pas largimit nga Sivasspor: Kam duruar shumë

Rey Manaj nuk i ka kursyer thumbat ndaj drejtuesve të Sivasspor, pas transferimit në Emiratet Arabe, te Shajrah. Në një postim kushtuar tifozëve, sulmuesi i ka quajtur ata si pjesë të familjes. Ndër të tjera, sulmuesi shkruan se askush nuk mund të njollosë marrëdhënien mes tyre. Manaj shkruan se ka duruar shumë dhe nuk ka folur për hir të tifozëve.

“Të dashur tifozë të Sivasspor-it, ju tani jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe gjithmonë do të jeni. Kemi ndarë momente me të vërtetë të veçanta, që askush nuk mund t’i marrë prej nesh, askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur.

Gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, edhe në momentet më të vështira, për hirin tuaj dhe për dashurinë tuaj pa kushte. Kam duruar shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por nuk është koha për këtë. Vetëm dijeni se kam qenë besnik ndaj jush nga dita e parë deri në të fundit, dhe gjithmonë do të jem.

34 gola dhe 11 asistime në dy sezone, kemi festuar së bashku, t’ju shihja të lumtur është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë”, shkruan Manaj.

sfidanti.al