E besoni? Abramoviçi ka investuar mbi 3 miliardë sterlina te Çelsi!

Biznesmeni rus, Roman Abramoviç, ka investuar te Celsi më shumë se 3 miliardë sterlina, qëkur ai u bë pronar i këtij klubi, më 2003, njofton gazeta britanike “Dejli Meil”. Gjatë 14 viteve, Celsi ka shpenzuar 806 milionë sterlina për transferimet dhe 2,4 miliardë sterlina për pagat e lojtarëve dhe të personelit të klubit. 71 milionë sterlina të tjera ky klub londinez u ka paguar trajnerëve të shkarkuar si kompensime.

Detyrimi (borxhi) i Celsit te kompania “Fordstam Limited”, përmes së cilës Abramoviçi është pronar i Celsit, llogaritet që të jetë, momentalit, 1,04 miliard sterlina. Celsi është ekipi anglez më i suksesshëm gjatë periudhës 2003-2017. Në “epokën” e Abramoviçit, Celsi, deri tani, ka fituar 14 trofe. Mançester Junajtidi, gjatë së njëjtës periudhë, ka fituar 12 trofe, ndërsa ka shpenzuar 486 milionë sterlina për transferimet dhe 2,1 miliardë sterlina për pagat.

Sfidanti.al