Françesko Toti luajti ndeshjen e fundit me Romën kundër Juventusit. Princi i Romës, në fund të këtij sezoni, do t’i thotë lamtumirë futbollit dhe Romës, me të cilën ai ka luajtur në 25 vitet e fundit. Toti është një legjendë e madhe e futbollit italian. Që ai është një i tillë, këtë e kanë treguar edhe tifozët e ekipeve më të fortë, me të cilët ka luajtur Roma jashtë fushës së vet.
Në Milano, atij iu kushtua një parrullë e madhe me emrin e tij, ndërsa, dje, atë me një entuziazëm të madh e përshëndetën edhe tifozët e Juventusit. Toti, në fushë, u takua me legjendën tjetër, atë të Juventusit, Alesandro del Piero, që ndeshjen e ndoqi nga tribuna, ndërkohë që, para saj, shfrytëzoi rastin për t’u përshëndetur dhe për t’u ndarë me Totin.
Sfidanti.al