Flamurtari gjen trajner

Flamurtari ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës vlonjate i është besuar spanjollit Carlos Garcia. Tekniku nga Barcelona ka zbarkuar në Vlorë ku ka hedhur firmën për të drejtuar ekipin në Superiore. Garcia është një emër i ri në trajning, ndërsa më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese. Sa i përket karrierës si futbollist, në pjesën më të madhe ka luajtur në vendlindje. Takimi mes palëve është mbajtur në Itali, aty ku dhe janë dakordësuar për kushtet e kontratës.

sfidanti.al