Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra e Skënderbeut, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Seanca e parë stërvitore u zhvillua në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, duke shënuar edhe fillimin zyrtar të fazës përgatitore. Pas largimit të Elvis Prençit, portieri Marko Alia është emëruar kapiten i ri i skuadrës, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij me klubin. Klubi korçar pritet të ndërhyjë në merkato për të përforcuar ekipin me synimin e rikthimit në Kategorinë Superiore. Drejtuesit teknikë dhe administrativë janë shprehur optimistë për sezonin që vjen. Objektivi kryesor është ndërtimi i një grupi konkurrues dhe kthimi i Skënderbeut në elitën e futbollit shqiptar. Në ditët në vijim priten afrimet e para zyrtare. Për momentin, fokusi është vendosur te aspekti fizik dhe rindërtimi i kohezionit të brendshëm në skuadër.