Jo vetëm April Summers, tifozët e Interit ‘gjejnë ngushëllim’ dhe te Ines Trocchia.

Tifozët e Interit mund të harrojnë për një moment hallet e skuadrës së tyre dhe të gjejnë ngushëllim te Ines Trocchia. Modelja 22 vjeçare është një mbështetëse e zjarrtë e klubit ziklatër dhe fotot e saj sensuale janë një mundësi e mirë për ngritjen e moralit të tifozëve. Ines Trocchia e nisi karrierën e saj në fushën e modës në Napoli për t’u bërë imazhi i disa prej kompanive të specializuara si Zuiki dhe Alcoot. Në moshën 19 vjecare ajo u transferua në Milano dhe përvec pozimit për revista të ndryshem ajo është pjesë edhe e programit ‘In Forma’ të Tessa Geliso. Revista ‘Playboy Italia’ e përkufizon Ines Trocchian si një bukuri kopertinash, ndërsa ‘Maxim’ përpiloi një listë  me 13 arsyet se pse duhet të pëlqehet bukuroshja italiane. Në vitin 2016, revista FHM Spanjë i dedikoi një reportazh 6 faqesh me titullin; ‘Nën këmbët e tua Ines!’.

sfidanti.al