Në garë me kohën, Gareth Bale kërkon të jetë në finalen e Champions League

Gareth Bale ka hyrë në një garë me kohën për të qenë në dispozicion të Zinedine Zidane në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit. Uellsiani që ka pësuar një dëmtim muskular dhe që nuk po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës ka ndryshuar regjimin ushqimor  me këshillë të stafit mjekësor duke konsumuar 6 vakte në ditë. Por përpjekjet e 27 vjecarit për të qenë në Millennium Stadium të Cardiffit nuk ndalen këtu. Uellsiani po përdor edhe një maskë të vecantë që përmirëson rendimentuin e sportistëve duke rritur rezistencën e mushkërive dhe këtë e vërteton me një foto të publikuar në rrjetet sociale.

sfidanti.al