Zlatan Ibrahimovic, riaftësim në Miami, suedezi, çfarë relaksi në pishinë.

Procesi i riaftësimit nga dëmtimi në gju duke se po shkon shumë mirë për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez i Manchester United ndodhet në SHBA ku u operua në ligamentet e gjurit të djathtë, ndërhyrje që rezultoi me sukses.  Në një kohë kur të gjithë po vënë në dyshim vazhdimësinë e karrierës së tij, 35 vjecari relaksohet në një pishinë në një hotel në  Miami. Vetëm përpara një jave ai u pa të ecte me patericë pas ndërhyrjes, një mjet të cilin ai nuk e kishte këtë radhë. Aq po e shijon këtë moment Ibrahimovic saqë nuk ka ngurruar t’u bashkohet fansave të tij për të bërë foto selfie. Zlatan Ibrahimovic u operua nga mjeku i skuadrës së Pittsburgh Steelers, Freddie Fu dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 9 muaj.

sfidanti.al