Ditmar Bicaj drejt stolit të Tiranës

Tirana prej ditësh ka nisur nga puna për zgjedhjen e trajnerit të ri. Pas largimit të Bledi Shkëmbit, bardheblutë janë në kërkim të një timonieri të ri. Alternativat janë të shumta, ndërsa së fundmi afër stolit duket Ditmar Bicaj. Pas punës së shkëlqyer që bëri me Burrelin në Kategorinë e Parë, Bicaj mund të bëjë hapin e madh dhe të drejtojë në Superiore. Mësohet se mes palëve ka pasur bisedime dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje apo jo. Tirana pritet të pësojë ndryshime të shumta në organikë, në krahasim me sezonin e fundit, ku e siguruan mbijetesën vetëm në “play out”.