Repaj prezantohet te Vora

Serjan Repaj është lojtari i ri i Vorës. Pas largimit nga Vllaznia, mbrojtësi do të vazhdojë karrierën në një tjetër klub të Superiores.

“Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Serjan Repaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Repaj është aktivizuar me ekipe si Apolonia dhe Vllaznia.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Serjan Repaj dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e Vorës.

Kujtojmë se Repaj u bashkua me Vllazninë në merkaton e dimrit, por aventura te shkodranët zgjati shumë pak.

sfidanti.al