Problemet financiare, Barcelona gjen zgjidhjen

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht afrimin e portierit Joan Garcia dhe është në negociata të avancuara për të siguruar firmën e Niko Williams për sezonin 2025-26.

Këto lëvizje kanë ngritur pikëpyetje për shkak të gjendjes financiare të klubit, e cila sipas presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, ende nuk lejon shpenzime të lira sipas rregullit 1:1.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se klubi tashmë është brenda këtij kufiri dhe mund të regjistrojë lojtarë pa pengesa. Ai bazohet në të ardhurat nga marrëveshjet e fundit dhe projektet e zhvillimit si vendet VIP në “Spotify Camp Nou”.

Klubi gjithashtu planifikon të ulë shpenzimet për paga përmes largimeve si Lenglet, Pablo Torre, Oriol Romeu dhe Ansu Fati. Kjo do të lehtësojë regjistrimin e përforcimeve të reja.

Për Barcelonën, kthimi në rregullin 1:1 është vendimtar për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.