Shqipëria pret Letoninë me 9 shtator, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Përpara këtij takimi, kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor. Ekipi i Sylvinhos përballet me Gjibraltarin, një kundërshtar ndaj të cilit nuk kemi luajtur asnjëherë. Kujtojmë që miqësorja e planifikuar për 20 nëntor 2020 nuk u mbajt, vendim ky i marrë për shkak të Coronavirus. Për momentin, nuk është caktuar ende një datë se kur do zhvillohet sfida.
sfidanti.al