A mund të bëhen edhe dasma në stadiumet tona ?

A ma  jep  stadiumin per dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja? Cili e ka thënë këtë batutë humori ?  Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka bërë ironi me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci që ka dhënë leje, pa pyetur klubin e Vllaznisë, për një koncert të këngëtarit Bujar Qamili në stadiumin “Loro Boriçi”.

Po të ishte në Tiranë, të gjitha llojet e “dasmave” janë provuar në stadiumin “Arena Kombetare”, koncerte, ndeshje boksi, Kongrese apo Kuvende Partie, ku kulmi arriti kur  përdhjenë barin si “triumfues” mbi sportin  me autobuzin e Partisë. Por në Shkodër, në qytetin ku ka lindur futbolli, janë treguar xhelozë me “shtëpinë e futbollit” dhe  deri tani ka patur vetëm një lloj dasme, kurse në Tiranë  stadiumi , i cili  u inagurua si “shtëpia e futbollit”,  na doli rruges se ishte dhe shtëpia e politikës..

Sfidanti.al