Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në turin e parë kualifikues në Conference League. Vllaznia sfidon letonezët e BFC Daugavpils. Takimi i parë do të luhet Shqipëri, ndërsa ai i kthimit në Letoni. Partizani do të përballet me Nõmme Kalju nga Estonia. Ndeshja e parë për të kuqtë e kryeqytetit do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Shqipëri.
Skuadra tjetër nga Shqipëria, Dinamo e nis rrugëtimin nga turi i dytë, diçka që u vendos nga UEFA, pasi Drogheda United u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë. Sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Deçiç nga kampionati i Malit të Zi, do të përballet me Sileksin nga Maqedonia e Veriut. Malisheva nga kampionati i Kosovës, do të përballet me ekipin islandez të Vikingur Reykjavik.
sfidanti.al