Transferimi i Mirlind Dakut te Zenit ka ngecur për momentin, për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes palëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon një pagë prej 3 milionë euro në vit, ndërsa oferta e Zenit është vetëm 2.2 milionë euro. Negociatat ishin në fazë të avancuar dhe ishin konfirmuar si nga Zenit ashtu edhe nga Rubin Kazan, por tani janë ndalur. Daku ka pasur një sezon të suksesshëm me Rubin Kazan, ku ka realizuar 15 gola dhe 6 asistime në 29 ndeshje zyrtare. Performanca e tij ka ngjallur interes edhe nga jashtë Rusisë, përfshirë ekipin turk Besiktas. Lojtari ka kontratë me Rubin Kazan deri në vitin 2026. Klubi rus kërkon ta shesë këtë verë për të përfituar financiarisht. Situata mbetet në pritje të zhvillimeve të reja.
sfidanti.al