Neymar dhe Walker drejt Turqisë, klubi i njohur me oferta zyrtare

Jose Mourinho, trajner i Fenerbahçes, po synon një transferim të rëndësishëm në merkaton e verës, duke shprehur interes për Neymarin. Sulmuesi brazilian ka një kontratë me Santos deri në fund të vitit 2025, por ekziston mundësia të transferohet me parametra zero në Evropë këtë verë. Klubi turk i ka ofruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi për një tjetër sezon, duke u përballur me konkurrencë nga Aston Villa dhe Marseille. Objektivi i Neymarit është të rikthehet në formë për Kupën e Botës 2026.

Në të njëjtën kohë, Fenerbahçe ka shfaqur interes për Kyle Walker, i cili pritet të largohet nga Manchester City. Pas huazimit te Milani, mbrojtësi nuk do të qëndrojë në Itali dhe nuk bën pjesë në planet e Guardiolës.

Fenerbahçe ka paraqitur një ofertë zyrtare për anglezin 35-vjeçar. Klubi turk synon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, në përputhje me objektivat e trajnerit Mourinho.

sfidanti.al