Napoli ofron 50 milionë euro për Lookman nga Atalanta

Napoli vazhdon të jetë protagonist absolut në merkaton e verës, duke ndërtuar një ekip konkurrues për Antonio Conte-n. Pas zyrtarizimit të De Bruyne dhe Marianucci, klubi po punon për transferimin e Ademola Lookman nga Atalanta. Sulmuesi nigerian shihet si zëvendësuesi ideal i Kvaratskhelia-s dhe është një profil që pëlqehet nga trajneri Conte. Napoli është gati të ofrojë 50 milionë euro, ndërsa Atalanta kërkon 60 milionë. Lookman mbetet i hapur edhe ndaj ofertave nga Premier League apo La Liga, por projekti i Napoli-t dhe bashkimi me Lukaku-n në sulm mund të jenë vendimtarë.

Ndërkohë, shitja e Osimhen mund të gjenerojë fondet e nevojshme për të finalizuar marrëveshjen. Juventus-i është i interesuar për Osimhen në rast largimi të Vlahovic.

sfidanti.al