Rikthimi i Sarrit, vendoset e ardhmja e Hysajt

Rikthimi i Maurizio Sarrit në stolin e Lazios ka sjellë ndryshime të rëndësishme në strategjinë e klubit. Trajneri ka vendosur kushte specifike për vijimin e projektit dhe drejtuesit janë të gatshëm t’i plotësojnë ato. Një prej vendimeve është qëndrimi i Elseid Hysajt. Mbrojtësi ishte pranë largimit, pasi ndodhej në vitin e fundit të kontratës dhe nuk kishte sinjale rinovimi. Megjithatë, me kthimin e Sarrit, situata është përmbysur dhe qëndrimi i Hysajt për sezonin e ardhshëm konsiderohet i sigurt. Nuk përjashtohet as mundësia e rinovimit të kontratës. Hysaj është lojtari më i përdorur nga Sarri në karrierën e tij, me 346 ndeshje në total. Ai lë pas emra si Daniele Croce (206 ndeshje) dhe Pepe Reina (156 ndeshje).

sfidanti.al