Inter siguron Pepen, Walter Samuel kthehet në rolin e vëzhguesit

Inter siguron shërbimin e Kepler Laveran Lima Ferreira i njohur ndryshe si Pepe. Në orët e fundit mbrojtësi portugez, që është në mbyllje të kontratës së tij me Realin e Madridit ka pranuar transferimin te zikaltrit të cilët i kanë oftruar një kontratë 2 vjecare me pagë 4 milionë Euro në sezon. Sigurisht për të qenë sa më korrekt me klubin aktual, Pepe fillimisht do të presë ofertën e re të ‘Los Blancos’ që padyshim nuk do të vijë.  Vendimtar në këtë transferim të Pepes të Interi u bë takimi mes Pero Ausilios dhe agjentit të futbollistet Jorge Mendes në Monte Carlo. Më pas Drejtori Sportiv i Interit foli edhe me Sabatinin dhe tani duhet vetëm firma e Zhang, presidentit të Suning që palët të firmosin kontratën. Strategjia e Interit është e qartë; të sjellë në skuadër 3-4 futbollistë që janë në gjendje që të bëjnë rolin e liderit, që janë ekspertë dhe fitues. Ndërkaq, drejtuesit e Interit kanë vendosur të ndryshojnë rolin e Walter Samuel, me argjentinasin që për momentin do të rikthehet në rolin e vëzhguesit të skuadrës.

sfidanti.al